Telegrafi

E kritikuan tifozët për foto me makinë të shtrenjtë, futbollisti i Kombëtares kështu iu arsyetohet atyre (Foto)

Skuadra e njohur gjermane, Kaiserslautern nuk po kalon momentet e saja më të mira në Bundesliga 2.

Pjesë e Kiaserslauternit është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji.

Ditë më parë Aliji postoi një foto me makinën e tij të re të tipi Mercedes dhe dukej i lumtur, por disa tifozë të klubit gjerman e kritikuan atë duke i shkruar komente se është i fokusuar vetëm pas makinave.

Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigja nga Aliji.

Mbrojtësi shqiptar ka postuar një foto në faqen e tij duke u shpjeguar atyre për foton me veturë dhe duke u premtuar se është i fokusuar tek Klautern.

“Duke u përgatitur për ndeshjen kundër Bochumit. Të hënën duam të sigurojmë tri pikët. Nëse qëndrojmë të bashkuar dhe japim gjithçka, atëherë do t’ia dalim përsëri. Unë padyshim do të jap maksimumin. E di që disa tifozë kanë diskutuar për foton time me makinën”.

“Por unë thjesht kam plotësuar një ëndërr timen, për të cilën kisha kursyer për shumë kohë. Kjo nuk do të thotë se nuk jam me zemër dhe shpirt i përkushtuar ndaj FCK”, ishin fjalët e futbollistit të Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/