Bukuroshja Arta Nitaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo komentohet shumë për jetën luksoze që bën, teksa tash e sa kohë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Dubai.
Së fundmi, Nitaj ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në të zeza, teksa vinte në pah linjat atraktive.
“Nuk ka nevojë për përshkrim”, shkroi ajo në përshkrimin e kësaj fotografie, e cila u vërshua nga komente të shumta prej ndjekësve.
Por një koment duket t’i ketë bërë shumë përshtypje modeles.
Bëhet fjalë për një nga ndjekësit që e krahasonte Artën me modelen tjetër të famshme nga Peja, Morena Tarakun, duke ia përmendur “kërkesën e famshme të lokacionit” – frazë e cila është dëgjuar nga modelja Taraku në disa audio incizime të publikuara në mënyrë të paautorizuar.
“Veç kur të dëgjoj duke kërkuar lokacionin ndokujt, s’po ju bjen në mend me u kthy në Kosovë më”, i kishte shkruar ndjekësi në koment bukuroshes Nitaj.
Ndërkohë, e njëjta nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet me ironi, duke shkruar: “Tepër qesharak, wow” – me çka edhe ka lënë të kuptohet se ajo nuk shqetësohet me komente të tilla, madje i tejkalon me ironi. /Telegrafi/