Telegrafi

E konfirmuar nga Interi: Gabigol në Milano, ndërsa rrugës është edhe Joao Mario (Foto)

Tashmë e konfirmuar edhe nga vetë Interi.

Klubi italian ka konfirmuar nëpërmjet llogarisë në Twittër se sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa, ka mbërritur në Milano.

Por, kjo nuk është e gjitha. Nerazzurrët kanë zbuluar se më vonë në qytetin e modës do të mbërrijë edhe portugezi Joao Mario.

“Sapo ka mbërritur ne Milano GabiGol, rrugës për ne Milano është edhe Joao Mario”. /Telegrafi/