Telegrafi

E konfirmon Rummenigge: Bayerni nuk e dëshiron Martialin

Anthony Martial (Getty Images)

Bayern Munich duket se nuk do të blejë më sulmues krahu.

Kampionët e Gjermanisë janë lidhur për një transferim të sulmuesit francez Anthony Martial.

22-vjeçari ka paralajmëruar largimin nga Manchester United për shkak të marrëdhënies së tij të acaruar me Jose Mourinhon.

Por duket se Martial do të mbetet në futbollin anglez, pasi tek Bayerni nuk është i mirëpritur.

Këtë e ka konfirmuar shefi i bavarezëve, Karl Heinz Rummenigge në një intervistë për Bild.

Getty Images)

“Ne kemi katër sulmues krahu në skuadër. Ribery, Robben, Coman e Gnabry, plus kësaj i shtojmë edhe transferimin e Davies”.

“Nuk duam të shpenzojmë më shumë. Për disa klube të blejnë vetëm lojtarë nuk përbënë problem, por pastaj për trajnerin është problem”.

“Kësisoj ne nuk do ta transferojmë Martialin”, tha Rummenigge.

Martial mbetet një opsion për Chelsean dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/