Telegrafi

E konfirmon ministri rumun i Mbrojtjes: Pjesë të dronit rus kanë rënë në territorin tonë

Ministri rumun i Mbrojtjes, Angel Tilvar, ka konfirmuar se pjesë të fluturakes ruse pa pilot kanë rënë në territorin e Rumanisë gjatë sulmit rus në portin ukrainas në Danub.

Siç raporton CNN, ministria e Mbrojtjes e Rumanisë fillimisht kishte mohuar pretendimet e ukrainasve se pjesë të dronit rus kanë rënë në pjesën rumune të liqenit, transmeton Telegrafin.

Ditëve të fundit Rusia në disa raste ka bombarduar portin në Danub, e shumë prej sulmeve janë kthyer shumë pranë kufirit me Rumaninë.

Lexo po ashtu Kush është Rustem Umerov, ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes?

Ministria rumune e Mbrojtjes ka dënuar më herët të gjitha sulmet, duke i cilësuar si të padrejta dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Ndërkaq forcat ruse edhe sot kanë sulmuar portet ukrainase me fluturake pa pilot – duke goditur disa objekte në Izmail dhe Danub, ku si pasojë ka humbur jetën një person (civil).

Në anën tjetër të lumit gjendet Rumania, shtet anëtar i NATO-s. /Telegrafi/