Telegrafi

E konfirmon edhe Heerenveen, Arber Zeneli udhëton drejt Francës për të nënshkruar me Reims

Arber Zeneli do ta vazhdoj karrierën e tij në Ligue 1.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka udhëtuar drejt Francës për të nënshkruar me skuadrën Reims.

Lajmi i publikuar para një ore nga Telegrafi është konfirmuar edhe nga skuadra aktuale e Zenelit, Heerenveen.

Klubi holandez ka konfirmuar se Zeneli ka udhëtuar drejt Francës për të bërë testet mjekësore dhe për të diskutuar kontratën me klubin Reims.

Heerenveeen ka njoftuar se i ka dhënë leje për tu larguar Zenelit që të diskutojë kontratën me ekipin bardh e kuq nga Ligue 1.

Nëse lojtari arrin një marrëveshje përfundimtare me Reims, atëherë ai do t’i bashkohet ekipit francez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Zeneli arrin marrëveshje me skuadrën franceze Reims, transferimi mund të dështojë vetëm nëse vjen një ofertë më e lartë nga një klub tjetër

Kjo nënkupton që Reims ka pranuar të paguajë dëmshpërblim për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.

Zeneli ka shkëlqyer këtë edicion me Heerenveenin duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 11 asistime.

Galatasaray, Fenerbahce, Trabzonspor, Basel, Genoa e Chelsea ishin të interesuara për lojtarin nga Mitrovica. /Telegrafi/