Elseid Hysaj ka qenë në bisedime me Chelsean, por gjithçka në fund është bllokuar.
Ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis që ka bllokuar kalimin e shqiptarit në Londër.
Ka qenë agjenti i mbrojtësit shqiptar që ka konfirmuar për RMC Sport bisedimet që kishte me Chelsean.
“Kemi qenë në bisedime me Chelsean prej disa muajve. Të dyja palët ishim dakord për transferimin e Hysajt në Londër”.
“Hysaj dëshironte t’i bashkohej Sarrit, por ndodhën ato që ndodhën dhe De Laurentis e bllokoi kalimin e tij te Chelsea”, tha Giufredi.
Tutje ai ka folur edhe për kontratën e re të Hysajt te Napoli.
“Pas përfundimit të sezonit do të ulemi të bisedojmë për një kontratë të re me Napolin. Hysaj është i lumtur këtu”, përfundoi Giufredi. /Telegrafi/