Agjenti i Juan Foyth ka konfirmuar se lojtari nuk ka të ardhme te Tottenham Hotspuri, derisa befasisht ka zbuluar interesimin e Barcelonës.
Argjentinasi me vështirësi ka gjetur një vend në formacionin e Jose Mourinhos, derisa mendohet largimi i tij në këtë verë.
Derisa është pyetur nga TalkSPORT për Foyth, agjenti Claudio Cutri ka thënë: “Për çfarë ka ndodhur deri më tani, nuk mendoj se e ardhmja e tij është te Tottenhami”.
“Ne kemi disa bisedime të ngecura me klubin që të qartësojmë të ardhmen. Ne nuk gjykojmë në vendimet e trajnerit, pasi nuk kemi dëshirë të përzihemi në punët e tij”.
“Mund të konfirmojë se ka interesim nga disa skuadra evropiane, por që në mesin e tyre është edhe Barcelona, mirëpo që ne nuk do të ngutemi”, ka shtuar më tej ai.
Foyth mund të bëhet lojtar i Barcelonës, pasi këta të fundit po tentojnë që të përforcojnë mbrojtjen për edicionin e ri. /Telegrafi/