Arthur Melo është bashkuar me Juventusin në verën e vitit 2020 si shkëmbim me Miralem Pjanic.
Edhe pse transferimi i tij në Juventus ishte i bujshëm, braziliani nuk ka arritur aspak të tregojë atë që di me fanellën bardhezi.
Këtë edicion me ardhjen e Allegrit, Arthur ka hapësira shumë të vogla, teksa ka luajtur në tetë takime, duke mos shënuar e asistuar.
Agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka folur për të ardhmen e tij, teksa ka thënë se Arthur u soll në Torino për shkak të Sarrit.
“Arthur u transferuar për shkak të Sarrit dhe le të themi që ka karakteristika, edhe fizike, që nuk përshtaten me futbollin e Allegrit”.
“Në Torino janë të kënaqur me Arthur dhe mënyrën si është paraqitur pas ndërhyrjes, por është gjynah që të mbash në pankinë një lojtar të këtij niveli”, tha Pastarello.
Tutje agjenti i brazilianit ka thënë se Tite i ka thënë lojtarit se duhet të luaj që ta marrë në botëror, teksa ka folur për opsionet që ka Arthur nga Italia, Anglia dhe Spanja.
“Tite, trajneri i Brazilit, i ka thënë lojtarit që do tia ruajë vendin, por me kushtin që të luajë. Nuk përjashtojmë asgjë për janarin: Spanja mbetet një opsion, por edhe Italia ose Anglia”, deklaroi Pastorello. /Telegrafi/