Ka tash e sa muaj që në media ndërkombëtare qarkullon lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West, do të bëhen prindër për herë të katërt.
Megjithatë dyshja ende nuk e patën konfirmuar një gjë të tillë, deri në episodin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”.
Ishte vet Kim, ajo e cila mes familjarësh në darkë, u dha atyre lajmin se ajo dhe Kanye po presin edhe një tjetër bebe.
Videoja është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, teksa emocionuese kanë qenë edhe reagimet e të pranishmëve kur çifti bënë këtë deklaratë.
Fëmijën e tyre të katërt do ta sjellë në jetë një nënë surrogate (zëvendësuese).
Po në këtë formë kishte ardhur në jetë edhe fëmija i tyre i tretë, vajza Chikago.
Kimit i ishte këshilluar nga mjekët që të mos ngelet shtatzënë, për shkak të problemeve të shumta që kishte me shëndetin.
Përveç Chikagos, ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë: djalin Saint dhe vajzën North. /Telegrafi/