Site icon Telegrafi

E konfirmojnë anglezët, Xhaka ka filluar bisedimet me këtë top klub

Granit Xhaka do të largohet nga skuadra e tij Borussia Moenchegladbach dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar.

E përditshmja angleze ‘Mirror’, ka shkruar se tanimë Arsenali ka filluar bisedimet me Borussia Monchengladbachun për transferimin e mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.

Raportimet e para të ‘Mirror’, kanë bërë me dije se Arsenal është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro fillimisht për prishtinasin.

Por oferta e tyre pritet të refuzohet nga Gladbachu, pasi skuadra gjermane për ta lënë të lirë Granitin kërkon mbi 40 milionë euro.

‘Topçinjtë’, llogaritën si favoritë për të nënshkruar me Xhakën, pasi e kanë përcjellë atë gjatë gjithë stinorit në Bundesliga.

Por për ta transferuar 23-vjeçarin në ‘Emirates Stadium’, Arsenal duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Bayern Munich, Liverpool, Atletico Madrid dhe Manchester City që e duan gjithashtu Granitin.

Gjatë ditëve në vijim pritet të marrë një drejtim më të qartë e ardhmja e Xhakës, por një gjë është e sigurt se ai do të largohet nga Gladbachu. /Telegrafi/

Exit mobile version