Site icon Telegrafi

E kompletuan transferimin e Lewas – Laporta zbulon se cilat do të jenë transferimet e radhës te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta këmbëngul se skuadra e tij nuk ka përfunduar në tregun e transferimeve të verës, pavarësisht se ka arritur objektivin e tyre kryesor Robert Lewandowskin.

Sulmuesi i Bayern Munichut u bë nënshkrimi i katërt i klubit në këtë afat pasi skuadra e La Ligës ra dakord për një marrëveshje prej 50 milionë euro me kampionët e Bundesligës.

Tani fokusi është zhvendosur nga sulmi në pjesën e pasme, me Laporta që këmbëngul se ka më shumë për të bërë. Blaugranët tashmë e kanë forcuar mbrojtjen e tyre me ardhjen e Andreas Christensen nga Chelsea, por biznesi i tyre nuk duket të ndalet me kaq.

Lexo po ashtu “El Pais”: Barcelona dhe Bayerni gënjyen për çmimin e Lewandowskit

Jules Kounde i Sevillas është lidhur shumë me një lëvizje në “Camp Nou”, ashtu si edhe mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta.

Dhe Laporta ka konfirmuar se ata do të kërkojnë përforcime përpara mbylljes së dritares më 1 shtator.

“Ne duam të bëjmë një ekip konkurrues, t’i japim Xavit mjetet për të pasur një ekip të mirë dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi ai në një intervistë.

Lexo po ashtu Aubameyangun e 'tradhton' shikimi kur e sheh Lewandowskin - tifozët mendojnë se gabonezi është "dorëzuar" tashmë

“Ëndrra ime është që Barça të bëhet sërish referencë botërore dhe ne po punojmë për të. Nëse ekonomia nuk rimëkëmbet do të jetë shumë e vështirë”.

“Po e arrijmë, por duhet të punojmë edhe më shumë. Futbolli nuk pret. Duhet ta bëjmë tani. Me (Ousmane) Dembele, Raphinha, Leëandoëski, (Franck) Kessie, Auba (Pierre-Emerick Aubameyang), Ferran (Torres)… Unë mendoj se Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff po bëjnë një punë të mirë”.

Lexo po ashtu Barcelona ofron dy lojtarë për shërbimet e Koundes

“Tani është koha për të punuar në mbrojtje. Xavi na ka fokusuar në një seri lojtarësh dhe shpresoj që katalanasit të mund të gëzojnë më shumë”, ka shtuar më tej Laporta.

Klubi spanjoll ka ende nevojë për të rikthyer një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre këtë verë dhe po përpiqet të detyrojë Frenkie de Jong të bashkohet me Manchester United, megjithëse mesfushori holandez po tregohet kokëfortë, veçanërisht duke pasur parasysh paratë që klubi katalanas i ka borxh. /Telegrafi/

Exit mobile version