Site icon Telegrafi

E kërkon babai me ngulm te Atletico, por Fiorentina refuzon ofertën e lartë të spanjollëve për Simeonen

FLORENCE, ITALY - APRIL 29: Giovanni Simeone of ACF Fiorentina celebrates after scoring a goal during the serie A match between ACF Fiorentina and SSC Napoli at Stadio Artemio Franchi on April 29, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Giovanni Simeone është njëri nga sulmuesit më të talentuar në Serie A.

Argjentinasi erdhi në futbollin italian dy vite më parë kur iu bashkua Genoas për pesë milionë euro nga River Plate.

Vetëm një vit qëndroi në Genoa dhe iu bashkua Fiorentinër për 15 milionë pas shkëlqimit në ‘Marassi’.

Edhe te klubi vjollcë Simeone ka treguar formë të lartë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Është babai i tij, trajneri Diego Simeone që ka menduar ta ketë nën urdhrat e tij edhe në profesionin e futbollit të birin Giovanni.

Giovanni Simeone duke festuar golin e shënuar ndaj Udineses. (Getty Images)

Atletico Madrid ka dërguar një ofertë zyrtare te Fiorentina për transferimin e argjentinasit.

Nën kampionët e Spanjës kanë ofruar 40 milionë euro për Simeonen, por që kjo ofertë është refuzuar nga klubi italian.

Fiorentina e ka refuzuar ofertën nga Atletico me pretekstin se është e ulët dhe duhet së paku 60 milionë për t’ia filluar negociatave.

Janë babë e birë në jetën reale, por në futboll janë miliona euro larg njëri tjetrit.

Edicionin e kaluar me fanellën vjollcë, Simeone ka shënuar 15 gola, ku 14 prej tyre ishin në Serie A dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version