Nahuel Molina është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit italian Serie A.
Mbrojtësi argjentinas ka shpërthyer këtë edicion me fanellën e Udineses, ku ka realizuar shtatë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.
Paraqitja fantastike e tij këtë edicion ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij.
Tri skuadrat e mëdha, Juventus, Atletico Madrid dhe Arsenal janë duke u interesuar për transferimin e tij.
24-vjeçari është gati ta bëj hapin e madh në karrierë dhe ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Udinese.
Skuadra bardhezi e di se e ka shumë vështirë ta mbajë yllin e mbrojtjes në radhët e veta dhe ka vendosur ta shes.
Udinese është gati të pres ofertat, por nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e argjentinasit pa u paguar shuma minimale prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/