Ilkay Gundogan është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemën e trajnerit të Barcelonës, Xavit. Mesfushori gjerman, i cili mbërriti në Barçë verën e kaluar, është një titullar i padiskutueshëm në 11-shen startuese, pasi ka marrë pjesë në të 24 ndeshjet e luajtura, midis La Liga dhe Ligës së Kampionëve. Po, sipas një zyrtari të lartë në ekipin kombëtar, performanca e tij te Barcelona është shumë ndryshe nga ajo e treguar me kombëtaren e tij, kapiten i së cilës është.
Nënkryetari i Federatës Gjermane të Futbollit, Ralph-Uwe Schaffert ka sulmuar ashpër disa lojtarë gjermanë, ku njëri prej tyre është pikërisht Gundogan.
“Ilkay Gundogan, për shembull, çuditërisht luan në një mënyrë të jashtëzakonshme për klubin dhe më pas luan në atë mënyrë për ekipin kombëtar sa mund të mendohesh: A e ka dërguar vëllain e tij binjak, me më pak talent? Nuk e kuptoj atë”, ka thënë Schaffert në deklaratat për Hannoversche Allgemeine.
“Kam shumë dyshime në lidhje me Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Për sa i përket potencialit, ne mund të shkojmë larg. Por aspiratat, pritshmëritë dhe realiteti janë aq larg njëri-tjetrit në këtë moment sa që është absolutisht e pashpjegueshme për mua. Nuk mendoj se është për shkak të trajnerit”.
“Kam ndjenjën se shumë nga lojtarët që janë aktualisht në fushë besojnë se mund të dalin në fushë me ndoshta 85% të angazhimit të tyre të mundshëm, dhe më pas duhet të zbuloni se kjo nuk mjafton më kundër Turqisë dhe Austrisë, kështu që as që dua ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë nëse luajmë kundër Francës ose Anglisë me këtë qëndrim”.
Ralph-Uwe Schaffert (DFB vice-president) criticizes Kimmich and Gündogan and the lack of leadership in the national team: "Which Bundesliga team has a leading player of German nationality? I can't think of any off the top of my head"
Q: Joshua Kimmich is supposed to be one at… pic.twitter.com/WF4ONf9Udj
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) December 28, 2023
“Ndoshta nuk do të na duhen më vetëm ata që janë shumë të talentuar, por edhe ata që janë të gatshëm të përveshin mëngët. Shembullin më të mirë se si ta bëjmë këtë na e dhanë ekipi U-17 kur fituan Kupën e Botës”, përfundoi nënkryetari i federatës gjermane.
Joshua Kimmich është një tjetër nga futbollistët e kritikuar nga njeriu i Federatës Gjermane, i cili është në organizatën gjermane që nga viti 2022.
Gundogan ka bërë 73 paraqitje për kombëtaren gjermane, me të cilën debutoi në tetor 2011. Më parë ai kishte qenë reprezentues në kategoritë e të rinjve. /Telegrafi/