Jemi mësuar që ‘Xhbanen’ ta shohim vazhdimisht të fortë dhe si një burrneshë në serialin “O Sa Mirë”.
Mirëpo, në episodin 111-të të hit-komedisë televizive, Arjola Demiri ka treguar anën e saj femërore.
Në një skenë të episodit të ri, ajo shfaqet mjaft sensuale dhe vë në pah bukurinë e saj.
Dukja e saj i lë pa fjalë ‘Llukmanin’ (Ernest Zumberi) dhe ‘Qabin’ (Ridvan Murati), të cilët nuk e njohin.
Ndryshe, në jetën reale Arjola është nënë e tre fëmijëve, ajo ka dy vajza dhe një djalë.
Aktorja e ka fituar simpatinë e publikut menjëherë pas shfaqjes në serialin më komik të momentit “O Sa Mirë”. Roli i saj dinamik, një vajzë tropojane me emrin “Xhbane” ka bërë që publiku ta veçojë për origjinalitetin që i jep rolit në këtë serial.
Në një intervistë të dhënë për Telegrafin pak ditë më parë, aktorja Demiri ka treguar për përvojën në serial, si dhe jetën e saj private, duke treguar përkushtimin e madh që ka ndaj fëmijëve të saj. /Telegrafi/
https://youtu.be/rFHqgP1vLpE?t=1479