Ata me sa duket janë çifti i parë i krijuar në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për prezantuesin nga Kosova, Meriton Mjekiqi dhe për gazetaren Ilnisa Agolli, të cilët janë shfaqur gjithnjë bashkë.
Dyshja e kalojnë natën në krahët e njëri-tjetrit, e tashmë kanë dhënë edhe puthjen e parë.
Lidhja e tyre veçse po forcohet pasi nuk kanë munguar as edhe me momente intime.
Në një video të re, të njëjtit shihen duke shkëmbyer puthje e përqafime.
Një tjetër çast mori vëmendje dhe u komentua në rrjete sociale kur Meritoni e kap në të pasme.
Edhe pse nuk kanë konfirmuar akoma asgjë, ata po e shijojnë tejet shumë këtë romancë. /Telegrafi/