Telegrafi

E kanosi përmes rrjeteve sociale një grua, arrestohet i dyshuari nga Kaçaniku

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në Kaçanik ditë më parë.

Lidhur me këtë rast, dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare.

I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/