Telegrafi

E kaluara e Genës në Greqi: Kam hapur kanale, kam rrethuar toka me gardh

Gena (Foto: Instagram/genalito_official)

Sot, Gena është një nga këngëtarët e pëlqyer të muzikës shqiptare, por në rrugëtimin e tij artistik, ai bërë dhe punë të tjera aspak të ngjashme me atë që bën sot. I ftuar në “E Diell” për promovimin e këngës më të re “Dimër”, këngëtari kujtoi kohën kur emigroi në Greqi.

“Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty”.

“Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e pare, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori”, ka thënë Gena, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu "Mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët" - Gena rrëfen momentin kur ia prenë ato

“Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqe, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë”, ka kujtuar me humor këngëtari.

Ai tregoi gjithashtu se ka bërë dhe punë të tjera në Greqi, siç ishte rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorative. Këtë të fundit, ai e ka cilësuar si punën më të bukur që ka bërë atje.