Llogaria zyrtare në Twitter e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës ka shpërndarë një video që tregon diçka që ndoshta nuk është parë më herët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që pretendojnë se kanë regjistruar momentin e përdorimit të disa raketave të cilat ishin marrë nga një helikopter i rrëzuar rus dhe janë instaluar në një kamionçinë civile Mitsubishi L200.
Siç thuhet më tej, raketat ishin marrë nga një helikopter Ka-52 që është një helikopter sulmues kryesisht në shërbim të forcave të armatosura ruse.
So, now rus weapons are really in a good hands. 🇺🇦 warriors have installed a rocket launcher from a shot down 🇷🇺 🚁 Ka-52 on their car and use it against the occupiers.
P.S. Thank you to 🇺🇦 volunteers for the Mitsubishi L200.
P.P.S. But we are still waiting for HIMARS and M270! pic.twitter.com/ZXem1grx23— Defense of Ukraine (@DefenceU) June 22, 2022
Dhe në këtë drejtim, është bërë e ditur se ka të paktën një duzinë helikopterësh rusë Ka-52 të dokumentuar të rrëzuar që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.
Në varësi të versionit, bëhet e ditur më tej, Ka-52 mund të pajiset me dy raketahedhës [një në secilin krah] që lëshojnë raketa S-8 80 mm – raketa të epokës sovjetike.
Nëse video korrespondon me informacionin e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, nuk ka një, por dy raketahedhës të montuar në Mitsubishi L200 – secili me gjashtë “tuba raketash”. /Telegrafi/