Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast keqtrajtimi të një fëmije në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/