Telegrafi

E godet me veturë për shkak të një mosmarrëveshjeje, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i pas një mosmarrëveshje me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Ponesh, Gjilan më 03.12.2021, në orën 08:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë”, thuhet në raport.

Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/