Telegrafi

E godet me veturë dhe nuk ndalet, viktima dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër derisa ishte duke kaluar në rrugë është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, të martën në ora 18:20.

“Viktima femër kosovare derisa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë. I dyshuari (vozitësi) i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Më pas është liruar në shtëpi. /Telegrafi/