Telegrafi

E godet me veturë çiklistin në qytetin britanik, shpëton mrekullisht nga më e keqja – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kamerat e sigurisë në Lancashire të Britanisë kanë kapur momentin kur shoferi i një veture godet direkt një çiklist, të cilin nga goditja e fuqishme e hedh në ajër dhe përfundon i përplasur në asfalt pa ndjenja.

Shofer i padurueshëm u kap nga kamerat kur lëvizë në drejtim të kundër dhe godet direkt një çiklist, që fluturon mbi tri metra nga goditja e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, shoferi i veturës as që e merr mundin që të ndalet për ta ndihmuar çiklistin që e godet.

E kamerat kanë kapur targat e veturës, kurse i lënduar që ishte në të 30-at është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Nga atje është bërë e ditur se ka pësuar thyerje të kockave në pjesë të ndryshme të trupit.

Megjithatë pas aktivizimit të policisë, shoferi i veturës është arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar edhe policia në Lancashire, që tha se mbi të rëndojnë akuzat për lëndim të rëndë dhe ngasje nën ndikimin e lëndëve narkotike. /Telegrafi/