Telegrafi

E godet me shufër metalike, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë mbrëmë rreth orës 22:50 ka arrestuar një person.

I njëjti është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht me shufër metalike viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/