Telegrafi

Tentim vrasje në Pejë – i riu që thuhet se u plagos, u largua nga Kosova menjëherë pas incidentit

Në orët e para të mëngjesit të datës 3 shtator 2024, në Pejë, një person i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një të riu.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, viktima sipas raportimit të babait të tij, ka pësuar lëndime, por ende nuk dihet nëse ka pranuar tretman mjekësor, për shkak të frikës, viktima ka rezervuar një biletë avioni dhe është larguar menjëherë pas incidentit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Viktima nuk ka qenë i qasshëm për t’u intervistuar nga policia.

Ndërkohë, hetimet për rastin janë duke vazhduar dhe është informuar edhe prokurori për këtë ngjarje. /Telegrafi/