Ajo vazhdon të jetë ndër yjet e muzikës pop që po bën ‘nam’ në industrinë muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila pëlqehet në masë të madhe për prodhimtarinë e saj, shkruan DailyMail.
Përpos këtyre tipareve, bukuroshja bionde komentohet edhe për paraqitjet e saj ekstravagante në përgjithësi.
Së fundmi, ajo ka pozuar për kompaninë gjermane të kostumeve, “Marcell von Berlin”, ku në të njëjtat imazhe ajo shfaqej tejet tërheqëse.
Kësaj radhe në veshjen e saj dominonte ngjyra portokalli, ndërsa këpucët i kishte me ngjyrë të bardhe e të zezë.
Ajo çka mori vëmendje të fansave ishte dekolteja e hapur, çka i ekspozonte asaj gjoksin e formësuar.
Duket se Rita i është rikthyer projekteve të ndryshme, pasi kaloi një kohë të konsiderueshme në Greqi dhe Ibiza. /Telegrafi/