IPKO Superliga e Kosovës do të zhvillojë takime mjaftë interesante edhe në xhiron e 32-të.
Drita arriti të fitonte 1-0 ndaj Drenicës në kuadër të kësaj jave, duke vazhduar të mbajë pozitën e liderit dhe një hap më afër titullit.
Por, përballja më e rëndësishme do të jetë ai në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, me dy skuadrat që janë në garë për titull.
Gjilanasit janë në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa klubi nga Theranda ka një pak dhe u duhet fitorja me çdo kusht.
Dy skuadrat nuk guxojnë të barazojnë, shkaku që titulli automatikisht do t’i takonte Dritës që është katër pikë para rivalit lokal dhe pesë para Ballkanit.
Intelektualë në xhiron e fundit (33) udhëtojnë për në Suharekë, derisa Gjilani do të jetë mysafir i Flamurtarit.
Por, fillimisht duhet të zgjidhet dilema e fituesit të sotëm në ‘Stadiumin e Qytetit’, për të kaluar më pas në javën e 33-të.
Përballje të tjera që zhvillohen sot (e mërkure):
Prishtina – Flamurtari
Feronikeli – Trepça ‘89
Llapi – Ferizaj
Dukagjini – Vushtrria.
Kujtojmë se të pesë përballje fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/