Andrey Rublev është bërë sportisti i fundit rus që ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.
Ylli i tenisit shkroi frazën ‘Jo luftë Ju lutem’ në objektivin e një kamere televizive pasi arriti në finalen e Kampionatit të Dubait të premten.
Rublev shkroi mesazhin kundër luftës në vend të nënshkrimit të tij pasi mposhti Hubert Hurkacz të Polonisë 3-6, 7-5, 7-6 (5) në ndeshjen e tyre gjysmëfinale.
Kjo vjen pasi Rusia nisi një pushtim ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje të enjten.
Rublev kohët e fundit kishte fituar titullin e Open 13 Provence në dyshe në Marsejë, duke luajtur së bashku me Denys Molchanov të Ukrainës.
Ai ka marrë lëvdata për shprehjen e kundërshtimit të tij ndaj luftës. /Telegrafi/