Site icon Telegrafi

E gjithë bota pas Jamesit, por çfarë vendosi futbollisti?

Sulmuesi kolumbian, James Rodriguez ka mohuar mundësinë për t’u larguar nga Real Madridi për në Ligën Premier apo diku tjetër gjatë kësaj vere. 

Sipas spanjolles AS, gjigantët evropianë si Manchester United, Manchester City, Chelsea, si dhe Bayern Munich e Paris Saint-Germain ishin pas futbollisti të Los Blancos dhe të gatshëm për të paguar 90 milionë euro.

Por sulmuesi kolumbian ka shprehur dëshirën për të qëndruar duke provuar deri në fund të tregoj vlerat e tij.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Megjithatë, edhe nga tabori spanjollë janë të kënaqur me dëshirën e ish futbollistit të Monacos, pasi në sezonin e ri dëshirojnë të mbrojnë trofeun më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version