Telegrafi

E futën me forcë në veturë dhe pastaj e rrahën në oborrin e shtëpisë – dy të arrestuar në Mamushë për rrëmbim dhe sulm fizik

Foto: Ilustrim

Dy burra kosovarë janë arrestuar në Mamushë më 31 gusht 2024, rreth orës 15:30, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe sulmuar një tjetër burrë për shkak të një borxhi të pretenduar.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit e kanë nxjerrë viktimën nga vetura e tij, e kanë futur me forcë në veturën e tyre dhe e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre, ku më pas e kanë sulmuar fizikisht.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/