Telegrafi

E fshiu videon, por pothuajse të gjithë e panë – Mbappe ngacmoi tifozët e Real Madridit në Instagram me transferimin e tij që nuk u realizua

Kylian Mbappe nuk do të luajë për Real Madridin në vitin 2021, pasi kalimi i tij në Estadio Santiago Bernabeu përfundimisht nuk u realizua, megjithatë sulmuesi francez ka lënë një mesazh ngacmues në Instagram.

Sulmuesi francez e kishte të qartë se donte të luante për Los Blancos, klubin e fëmijërisë së tij, megjithatë ai tani mund të detyrohet të presë një vit para se të kalojë si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

“Unë respektoj, vëllai im, për profesionalizmin tuaj, riplanifikoni ëndrrat tuaja për më vonë, jeta është e bukur, ju jeni më i miri”, thoshte Mbappe në një video në Instagram, me këngën “Dream On” nga Aerosmith.

Ky është një tregues i qartë se ai nuk ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin këtë verë, edhe pse ai e fshiu shpejt videon menjëherë pas publikimit.

PSG refuzoi çdo ofertë të bërë nga Los Merengues, dhe ai tani do të përfundojë vitin e mbetur në kontratën e tij, nëse diçka dramatike nuk ndryshon nga tani në janar. /Telegrafi/