Telegrafi

Pasi të gjithë po flasin për Traoren, tifozët e Liverpoolit kthehen ne sezonin e kaluar për të treguar se si Van Dijk e kishte neutralizuar “bishën” e Wolves

Adama Traore ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 3-2 të Wolverhampton Wanderers ndaj Manchester Cityt.

Citizens kësaj radhe duket se do të dështojnë ta mbrojnë titullin, derisa ish-anëtari i Barcelonës ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në dy përballjet e fundit ndaj tyre.

Traore shënoi golin e parë ndaj skuadrës së Pep Guardiolas, derisa Raul Jimenez e barazoi rezultatin në 2-2.

Lexo po ashtu Momenti kur ‘bisha’ Adama Traore e hedh jashtë vijave të fushës Mendyn dhe asiston për golin e barazimit

Matt Doherty ishte vendimtar në këtë takim, pasi shënoi golin e fitores për 3-2, për t’i marrë kështu tri pikë të arta ndaj kampionit në fuqi.

Por, Traore ishte edhe në këtë ndeshje për çdo lëvdatë, duke marrë parasysh muskujt e tij të gjerë dhe shpejtësinë e tij befasuese që e bëri Benjamin Mendyn të kalonte jashtë vijave të fushës.

Por, spanjolli kishte një përballje jo të mirë me Virgil Van Dijkun e Liverpoolit në sezonin e kaluar.

Mbrojtësi holandez e bëri Traoren të duket shumë i ngadalshëm në ndërhyrjen e tij, pasi i mori topin për ta dërguar deri te Alisson Becker. /Telegrafi/