Sot, më 29 shkurt, reperi i njohur Capital T është duke festuar ditëlindjen e tij në një mënyrë të veçantë, duke pasuar traditën e tij të festimeve shumëvjeçare.
Pavarësisht se teknikisht feston ditëlindjen vetëm një herë në katër vjet, Capital T ka shfrytëzuar këtë rast për të ndarë momente të gëzueshme me fansat e tij në rrjetet sociale.
Reperi i hitit “Karma”, i cili mbush 32 vjet, ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke treguar momentin e tij të “gëzuar”.
Në njërën nga fotografitë, ai shfaqet me një gotë të mbushur me alkool, duke shkruar në mbishkrim: “Niveli 32 është i zhbllokuar”. Ky koment i shkurtër ka bërë që fansat të komplimentojnë dhe të urojnë reperin për ditëlindjen e tij.
Capital T, me hitet e tij të shumta dhe praninë e fortë në skenën muzikore shqiptare, ka arritur të krijojë një baze të madhe fansash që ndjekin me padurim secilin hap të tij.
Ditëlindja e tij është një rast i veçantë për të festuar me fansat dhe për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij. /Telegrafi/