Partnerja e futbollistit të lënduar të Hull Cityt, Ryan Mason, ka arritur në faqet rozë pas dëmtimit që pësoi i fejuari i saj, i cili është duke u rikuperuar nga fraktura në kafkë.
Mesfushori pësoi një lëndim serioz në kokë pas përplasjes me mbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill. Ekipet para-mjekësore e trajtuan 25-vjeçarin me oksigjen për tetë minuta, para se ta dërgonin në spitalin St Mary në Paddington.
Klubi i tij ka konfirmuar se lojtari i është nënshtruar ndërhyrjes urgjente kirurgjike dhe tash është në gjendje qëndrueshme.
Atë tashmë e kanë vizituar familjarët dhe disa futbollistë, të cilët kanë thënë se ai është zgjuar dhe ka biseduar me ta.
Natyrisht se e fejuara e tij, Rachel Peters, do t’i qëndrojë pranë dhe do t’i shpresojë shërim sa më të shpejtë.
Rachel, e cila nuk ka shumë kohë që është fejuar me Mason, është një ekonomiste nga qyteti i Yorkut. /Telegrafi/