Filmi shqiptaro-britanik, “Shok”, i nominuar për Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angeles, gjatë udhëtimit të tij në SHBA, ka arritur në Worcester të Massachusetts, në shfaqjen e radhës për publikun amerikan dhe shqiptar, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, të shtunën më 20 shkurt.
Në rrjetin social Facebook dhe Viemo , pjesëmarrësit thonë në këtë shfaqje ka marrë pjesë së bashku me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Massachusetts edhe ylli i televizioni dhe filmit amerikan, aktorja hollivudiane me origjinëshqiptare, Eliza Dushku, ftuar nga organizatori i shfaqjes, Deni Hoxha.
Ajo përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen në Uster-Worcester të filmit me metrazh të shkurtër “Shok” të shtunën, por edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, atë të bashkimit të dy pëllëmbëve të dorës duke bërë simbolin e flamurit tonë kombëtar, Shqiponjën.
Dushku, është një aktore me famë në Shtetet e Bashkuara, ajo është me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe shqiptare, ndërsa ka lindur në Watertown, Massachusetts, më babanë nga Korça dhe nënën e saj daneze. Ajo u ftua nga Deni Hoxha, i cili është një student në shkollë të mesme në Worcester, MA dhe që organizoi të gjithë këtë eveniment të suksesshëm. Deni Hoxha ka ndihmuar edhe me dokumentarin “Dear Albania” të Eliza Dushkut.
Ajo në shfaqjen e të shtunës, me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Massachusetts – mbas uljes së perdes së filmit “Shok”, ka drejtuar pyetje në panelin – pyetje e përgjigje nëpërmjet Skype. Gjithashtu, aktorët Lum Veseli dhe Andi Bajgora dërguan mesazhe speciale.
Filmi nga Kosova “Shok”, është i bazuar në ngjarje të vërtetë në prag Luftën e Kosovës, në vitin 1998, e cila shpërtheu një vit më pas kësaj ngjarjeje, në një luftë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur nga SHBA dhe NATO-s, kundra Serbisë, në vitin 1999, për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve.
Shfaqja e premierës së këtij filmi, u organizua nga Deni dhe Iva Hoxha edhe për të festuar Përvjetorin e tetë të Pavarësisë së Kosovës.