Site icon Telegrafi

E duan të gjithë Belottin, por Torino ka një plan të ri për të

Torino është duke menduar që t’i rinovojë kontratën Andrea Belottit, për ta larguar interesimin e Manchester Unitedit.

Ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tri asistime për skuadrën e Granatas, ndërsa ka shënuar edhe tri gola për Kombëtaren e Italisë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Toro dëshiron t’ia rrit pagën azzurrit nga 900.000 euro në 1.5 milionë euro.

Përveç United edhe Arsenali flitet se do të bëjë ofertë prej 35 milionë eurove.

Lexo po ashtu Mohamed Salah, apo Cristiano Ronaldo i botës arabe (Foto/Video)

Propozimi i ri i Torinos është një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

Për të ka interesim edhe nga skuadra te Serie A, Milan dhe Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version