Telegrafi

E duan shumë klube në Serie A, por ëndrra e Gosens është Schalke 04

Mbrojtësi i majtë i Atalantaa, Robin Gosens e ka zbuluar se ëndrra e tij e fëmijërisë është që të luajë për Schalke 04 në Bundesligën gjermane.

25-vjeçari ka ndihmuar Atalantan drejt vendit të katërt në Serie A dhe çerekfinales së Ligës së Kampionëve këtë sezon me paraqitjet e tij të mira.

“Schalke? Do të ishte një ëndërr. Në të vërtetë, është ëndrra ime të luaj në Bundesligë”.

“Ndoshta nuk është diçka që do të ndodhë tani, por të luash me Schalke 04 është një ëndërr e imja e fëmijërisë”, ka thënë Gosens për ZDF.

Gosens u zhvillua si futbollist në Holandë kur kaloi atje në korrik të vitit 2012nga Vfl Rhede te Vitesse Arnhem.

Pas pesë vitesh në futbollin holandez te klube si FC Dordrecht dhe Heracles Almelo, mbrojtësi kaloi në në Bergamo për 900,000 euro në korrik 2017.

Tani, presidenti Antonio Percassi ka vendosur një çmim prej rreth 30 milionë euro për mbrojtësin e tyre dhe Schalke nuk pritet ta blejë me këtë çmim.

Lojtari pëlqehet nga shumë klube në Serie A me Interin dhe Napolin në krye të listës. /Telegrafi/