Site icon Telegrafi

E duan klubet e mëdha angleze, Bayerni i vendosur ta shesë Comanin

Klubi i madh gjerman, Bayern Munich thuhet se është ‘i vendosur’ të shesë francezin Kingsley Coman në fund të sezonit.

Sulmuesi anësor francez ka kontratë me kampionët e Bundesligës deri në fund të sezonit 2022/23.

Megjithatë, sipas gazetës AS Sport, Bayern tani ka vendosur të përfitojë nga Coman verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kingsley Coman

25-vjeçari ka qenë objektiv i klubeve të mëdha angleze si Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.

Bayern dëshiron të shmangë humbjen e Coman në një transferim të lirë, siç bëri me David Alaba verën e fundit.

Gjigantët bavarez preferojnë të marrin diçka nga francezin, siç bënë kur Thiago u shit te Liverpool për rreth 25 milionë funte në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version