Site icon Telegrafi

E divorcuar nga Kanye, Kim Kardashian tregon se i duhet kohë për një romancë të re dashurie

Kim dhe Kanye (Foto: YouTube)

Kim Kardashian po shikon të ardhmen e saj në jetë private pas ndarjes nga Kanye West.

“Ajo nuk është përqendruar në takime në këtë moment, por në fakt shqetësohet se djemtë nuk do të duan të dalin me të për shkak të asaj se sa publike ishte marrëdhënia e saj me Kanye”, thotë një burim ekskluzivisht për Us Weekly.

Për Kardashian, 40 vjeçe, e cila bëri kërkesë për divorc nga West, 44 vjeç, në shkurt pas gjashtë vjet martese, besimi është diçka për të cilin shqetësohet kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e ardhshme.

Kim dhe Kanye West (Foto: Shutterstock)

“Ajo gjithashtu e di se sa e vështirë është të fitosh besimin e dikujt kështu që mendon se do të duhet kohë para se të lejojë dikë në jetën e saj private”, shton burimi. “Ishte e lehtë me Kanye sepse ata ishin miq më parë, kështu që kishin besim për vite me radhë”.

Themeluesja e ‘KKW Beauty’ po merret gjithashtu me romancën e re të ish-burrit të saj që bëri bujë gjithandej në tabloidet ndërkombëtare.

Us konfirmoi në fillim të këtij muaji se Kanye ka filluar një lidhje dashurie me Irina, të cilët njiheshin që nga vitit 2010 pasi modelja ishte pjesë e klipit të të tij “Power”.

Kardashian në anën tjetër diskutoi për divorcin e saj gjatë episodit të fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.

“Thjesht mendoj se ai meriton dikë që do ta mbështesë çdo lëvizje të tij dhe do ta ndjekë në çdo vend. Unë nuk mund ta bëj atë”, shpjegoi ajo. “Ndihem një dështake, kjo është martesa ime e tretë e dështuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version