Telegrafi

A e dini se sa gola Messi i ka shënuar Buffonit?

Jueventus dhe Barcelona do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që mediat botërore të përqendrohen në këtë takim dhe nxjerrin statistika interesante.

Një ndër to është edhe e sulmuesit të katalonasve Lionel Messi, i cili ka një statistikë negative ndaj portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.

Është gati e pabesueshme, por argjentinasi nuk i ka shënuar asnjë gol portierit italian.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Juventus Arena me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/