Është hedhur shorti i çerekfinaleve në Nyon të Zvicrës, ku janë mësuar edhe katër çiftet.
Padyshim që përballja më e fortë do të zhvillohet mes skuadrës së Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Gjithashtu derbi i madh do të jetë edhe takimi mes Juventusit dhe Barcelonës.
Juventus dhe Barcelona do të thotë një kthim emocional në Camp Nou të Dani Alvesit, i cili ka pasur 247 paraqitje për gjigantin katalonas për tetë vjetë para se të lëviz për në Torino.
When Barcelona and Juventus last met…#UCLdraw pic.twitter.com/CYGhv5pXWX
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 17, 2017
Juventus dhe Barcelona, natyrisht, u takuan në finalen e Berlinit të 2015 të Ligës së Kampionëve.
Barca triumfoi me rezultat në saje të rezultatit 3-1, ku realizator ishin Ivan Rakitic, Luis Suarez (68) dhe Neymar (90 + 7) si për italianët Alvaro Morata (55).
Gjersa Barcelona ka fituar tre ndeshje, Juve ka dy triumfe ndërsa dy herë kanë barazuar.
Spanjollët kanë shënuar dhjetë gola, ndërsa kanë pranuar tetë.
Madridi ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër Bayernit, duke përfshirë gjysmëfinalen e vitit 2013/14, kur spanjollët atëbotë me trajnerin e sotëm të gjermanëve, Carlo Ancelotti, fituan ndeshjen e dytë në Munich me rezultat të thellë prej 4:0 – humbja më e thellë e kampionit të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Mes Realit dhe Bayernit janë zhvilluar 22 ndeshje zyrtare. Madrilenët kanë fituar nëntë ndeshje ndërsa Bayerni ka dy më tepër kurse janë ndarë dy herë të barabartë. Spanjollët kanë shënuar 31 gola gjersa gjermanët 33 sosh.
Monaco dhe Dortmund kurrë nuk janë takuar në garat e organizuara prej UEFA-s.
Dortmund and Monaco meet in UEFA competition for the first time.
Going to be a cracker!#UCLdraw pic.twitter.com/m1I209BRWA
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 17, 2017
Atletico dhe Leicester janë takuar dy herë në histori të garave evropiane për klube – në dyja rastet spanjollët triumfuan. /Telegrafi/