Telegrafi

‘A e dini pse i humbëm tre Community Shield radhazi?’ – Guardiola ngacmon rivalët pas humbjes nga Arsenali

(Foto: Screenshot/YouTube/talkSPORT)

Arsenali u dha fund humbjeve të vazhdueshme nga Manchester City në të gjitha garat duke arritur të fitojë me penallti në sfidën për FA Community Shield.

Mikel Arteta e kishte mposhtur vetëm një herë ish-mentorin e tij, ndërsa në edicionin e kaluar mbeti prapa në garën për titullin e Ligës Premier, edhe pse Topçinjtë e kishin udhëhequr garën për pjesën më të madhe të sezonit.

Lexo po ashtu Arsenali i gëzohet trofeut të Community Shield që e fitoi përballë Cityt

City e fitoi edhe Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve për ta kompletuar tripletën historike, mirëpo kjo ishte hera e tretë radhazi që humbte Community Shield.

Ky trofe ishte një mundësi e madhe për Arsenalit që të dëshmonte se mund të jetë konkurrent i fortë i kampionit në sezonin 2023/2024.

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja e mungesës së Joao Cancelos në ndeshjen e Community Shield

Sidoqoftë, në konferencën për shtyp, Guardiola i ka ngacmuar rivalët duke thënë: “I humbëm tre (Community Shields) radhazi! A e dini pse? I fituam tre Liga Premier!”. /Telegrafi/