Një përplasje në emisionin “Big Talk” ka ndodhur në mes të opinionisteve, Edona James dhe Santiana Maloku.
Ato kanë mendime të ndryshme rreth situatave në Big Brother, gjë që bën shpesh të mos pajtohen me njëra-tjetrën.
Ka qenë ish-banorja nga Gjakova e cila ishte e ashpër ndaj transgjinores nga Suhareka, ku në një moment i tha se e di se si shkoi në finale.
“Mos fol për mua, e dimë si ke shkuar në finale”, i tha ajo.
E në një tjetër çast, ajo i tha që të largohet nëse nuk dëshiron të bëjë debate me të.
“Çikë ruju, se nuk jam me ty në debat”, u shpreh Edona.
Santiana njihet për karakterin e saj edhe për debatet që ka zhvilluar gjatë kohës sa ishte në Big Brother. /Telegrafi/