Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e krahasoi luftën me Rusinë si me një tortë që duhet të ndahet në copa.
“Lufta me Federatën Ruse është si një tortë: nuk mund ta hani – do të mbytemi. Është një vend i madh, një territor i madh”, tha ai në një intervistë për mediat ukrainase.
Politikanët perëndimorë po flasin vazhdimisht se si Ukraina duhet ta mposht Rusinë në fushën e betejës dhe po dërgojnë gjithnjë e më shumë armë drejt Kievit.
Kremlini përgjigjet se ndihma ushtarake nuk do të zgjidhë asgjë në thelb, por vetëm se do të zgjasë vuajtjet e popullit ukrainas.
Siç raporton CNN, sistemi i mbrojtjes i ushtrisë ruse i ndërtuar gjatë gjashtë muajve të fundit është i pajisur mirë dhe gati tërësisht i minuar.
“Do të jetë një sfidë e madhe ta depërtosh atë. Linja llogoresh antitank, gardhe dhe fusha të minuara janë ngritur me qindra kilometra përgjatë frontit jugor”, shtoi ai.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/