Telegrafi

E detyronte t’i jepte para për mosrespektim të marrëveshjes, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të detyrimit në Gjakovë, ku i dyshuari kishte detyruar një person t’i jepte para për mosrespektim të marrëveshjes.

Rasti ka ndodhur të enjten në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kërkuar nga viktima mashkull kosovar t’i jap para në baza ditore për mosrespektim të një marrëveshjeje. Lidhur me rastin është  konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/