Është publikuar tashmë edhe episodi i gjashtë i dokumentarit “Estetika me Krenarin”.
Protagoniste e kësaj jave ka qenë Enisa Boshnjaku, e cila punin si infermiere në njësinë e urgjencës në Obiliq.
Problemi i saj ka qenë intervenimi estetik i dështuar i vetullave, i cili e paraqiste atë të vrazhdë krahasuar me dukjen e saj të mëparshme.
I titulluar si “Kthimi në origjinalitet”, episodi i gjashtë i dokumentarit estetik tregoi se si edhe pas intervenimeve të dështuara, ka mundësi rikthimi në origjinalitetin e dikurshëm.
Por si u arrit që pamja e Enisës së dëshpëruar të kthehej në origjinalitet?
Infermierja iu nënstrua disa trajtimeve me laser, fillimisht për të përmirësuar defektet nga intervenimi i dështuar dhe më pas për të bërë rregullimin e pamjes së re.
Pas plot 12 javësh, ajo arriti që të rikthejë lavdinë e dikurshme të fytyrës së saj, nën premtimin se nuk do të marrë më vendime të nxituara dhe të pa menduara mirë.
Dokumentari përfundon me një skenë shumë interesante, ku kolegët e saj nga QKMF-ja, e mirëpresin infermeren me një tortë të përgatitur enkas për të shënuar këtë arritje të saj.
Torta në fjalë kishte dy vetulla të viztuara sipër saj, ku mbi to shkruhej “Ato që duhet harruar…”, referuar modelit të dëshuar të vetullave që kishte pasur deri më sot.
“Estetika me Krenarin” vazhdon transmetimin javor çdo të diel në ora 15:00, përkrahur nga portali Telegrafi.com.