Site icon Telegrafi

E dehur keqtrajtoj fëmijët e saj, arrestohet e dyshuara nga Prishtina

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:25 ka arrestuar një femër në Prishtinë.

E njëjta është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj.

“E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version