Site icon Telegrafi

E dëgjuar një miliard herë në Spotify, Bebe Rexha zbulon rekordet e vitit 2018

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo ka pasur një numër të madh të koncerteve si dhe ka sjell disa projekte të reja muzikore që u pëlqyen prej publikut.

Bukuroshja jonë është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme nga karriera muzikore si dhe jeta private.

Biondina së fundi përmes llogarisë personale të Instagramit ka treguar sukseset e arritur gjatë këtij viti kalendarik.

Në fakt, ajo ka bërë të ditur se ka arritur shifrat e një miliard dëgjimesh të këngëve të saja në Spotify.

Këngët e saja i kanë dëgjuar 42 milionë njerëz gjersa është dëgjuar 67 milionë orë në 65 vende të botës.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme edhe Dua Lipa ka shpalosur sukseset e arritura në platformën e lartcekur muzikore.

Lexo po ashtu E dëgjuar mbi pesë miliardë herë - Spotify dhe Apple Music prezantojnë rekordet e Dua Lipës këtë vit

Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version