Telegrafi

E dashura tregon momentin kur i propozoi i dashuri, vetëm pak momente para se të mbytej në ujë

Steven Weber Jr. nga Luisiana e Shteteve të Bashkuara, është mbytur në ujë derisa po i propozonte martesë të dashurës Kenesha Antoine, derisa ndodheshin për pushime në Tanzani.

Në videon drithëruese, ai shihet duke treguar një shënim në letër dhe më pas unazën, derisa nxiton të del nga uji, sepse po mbetej pa frymë, transmeton Telegrafi.

“Ti nuk do të dalësh kurrë nga ajo thellësi, që të më dëgjosh përgjigjen time. Po, një milionë herë po, do të martohesha me ty”, ka shkruar Antoine në llogarinë e saj në Facebook.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet se ‘është në dijeni për vdekjen e një qytetari të Shteteve të Bashkuara në Tanzani’, derisa pos ngushëllimeve për të afërmit e tij, ofrohet edhe ndihmë në zgjidhjen e rastit.

Deri më tani, ende nuk ka një raport final, për aryet e mbytjes së tij unë ujë, ndërsa po punohet që arsyet të zbardhen në tërësi. /Telegrafi/